Telegrafi

Trumpi frikësohet se makinat do t’ia marrin fitoren!

Kandidati republikan për president të SHBA-ve, Donald Trump, duke cekur defektet në makinat e votimit, përsëriti se nëse humb nuk do ta pranojë këtë pa i parë raportet.

“Ka njoftime se kur dikush voton republikanin, tërë tiketa kalon te demokrati”, ka thënë ai. “Kjo është makina”, transmeton Telegrafi.

Në fakt është një raport se në Liban të Pennsylvanisë, periferi e Pitsburgut, pesë nga gjashtë makinat kanë defekte të tilla. Por, ky defekt bën që edhe vota e demokratit të kalojë te republikani. /Telegrafi/