Presidenti i porsazgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, nuk ka pranuar pagën presidenciale prej 400 mijë dollarëve në vit.
Siç njofton N1, Trump vuri në dukje se do të marrë vetëm disa gjëra të vogla, që i takojnë me ligj presidentit amerikan, transmeton KosovaPress.
Trump më 17 shtator kishte deklaruar se në rast të zgjedhjes për president, nuk do të pranonte pagën presidenciale. Ai sërish është i këtij mendimi.
Presidenti i Shteteve të Bashkuara ka të drejtë të pagës prej 400 mijë në vit. Përveç kësaj, ai ka të drejtë për kosto shtesë në vlerë prej 50 mijë dollarëve për të mbuluar shpenzimet.