Site icon Telegrafi

Trumpi e përqeshi Bidenin, demokrati i përgjigjet republikanit rreth mbajtjes së maskës

I nominuari demokrat për president, Joe Biden iu kërkua të vlerësonte përqeshjen që i bëri atij presidenti, Donald Trump për shfrytëzimin e maskave të fytyrës gjatë pandemisë.

Presidenti dje tha se maska “i jep atij një ndjenjë sigurie”. Trump shtoi se, “Nëse do të isha psikiatër, do të thosha që ky djalë ka disa çështje të mëdha”, raporton CNN.

Këto komente bien ndesh me këshillat e ekspertëve të shëndetit publik, të cilët kanë theksuar rëndësinë e mbulimit të fytyrës gjatë kësaj kohe, transmeton Telegrafi.

“Është e vështirë të përgjigjesh për diçka kaq idiote. Unë jam një djalë i zgjuar”, tha Biden. “Unë i dëgjoj shkencëtarët. Kjo nuk është një lojë”, shtoi ai.

Kujtojmë se maskat kryesisht rekomandohen dhe përdoren për të parandaluar njerëzit që kanë virusin të infektojnë të tjerët.

Ndryshe, 6.17 milionë njerëz janë infektuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës gjersa kanë ndërruar jetë mbi 187 mijë persona. /Telegrafi/

Exit mobile version