Votuesit në Amerikë do të vendosin më 3 nëntor (nesër )nëse Donald Trump do të mbet në Shtëpinë e Bardhë për katër vjet të tjera.
Presidenti republikan po sfidohet nga i nominuari i partisë demokratike, Joe Biden, i cili njihet më shumë si nënpresident gjatë presidencës së Barack Obamas, por ka qenë në politikën amerikane që nga viti 1970.
Ndërsa po afrohet dita e zgjedhjeve, kompanitë e sondazheve do të përpiqen të vlerësojnë gjendjen e kombit duke pyetur votuesit se cilin kandidat preferojnë, raporton BBC.
Ai ka qëndruar rreth 50 për qind në muajt e fundit dhe ka pasur një epërsi prej 10 pikësh në disa raste, por kjo ka ndryshua gjatë ditëve të fundit duke rënë në 8-9 për qind, transmeton Telegrafi.
Sondazhet kombëtare janë një udhëzues i mirë për sa i popullarizuar është një kandidat në të gjithë vendin në tërësi, por ato nuk janë domosdoshmërisht një mënyrë e mirë për të parashikuar rezultatin e zgjedhjeve.
Në vitin 2016, për shembull, Hillary Clinton udhëhoqi në sondazhe dhe fitoi gati tre milionë vota më shumë se Donald Trump, por ajo humbi – kjo për shkak se SHBA përdor një sistem kolegji elektoral, kështu që fitimi i më shumë votave nuk ju fiton gjithmonë zgjedhje. /Telegrafi/