Telegrafi

Trump zvogëlon epërsinë e Bidenit në Arizona

Në Maricopa të Arizonës, presidenti aktual Donald Trump, i ka 977.495 vota krahasuar me Joe Biden që i ka 1.023.516.

Kjo do të thotë se ka ngushtuar epërsinë e Bidenit në Arizona, edhe pse ai vazhdon të jetë në avantazh për 20 mijë vota, transmeton Telegrafi.

Kanë mbetur afro 3% të votave që të numërohen në këtë shtet amerikan, e nëse Biden arrin të fitojë në Arizona që i ka 11 vota elektorale – atëherë shpallet edhe president i Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/