Përkundër raporteve, zyrtarët e sapozgjedhur kanë thënë se ata nuk e kanë të nevojshme për të filluar përgatitjen e dokumenteve për fëmijët e Donald Trump që të kenë “leje për nivelin më të lartë të sigurisë”.
Këtë, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, e kishte mohuar së fundmi edhe vet Trump në profilin e tij në Twitter.
Tre fëmijët e presidentit të zgjedhur si dhe dhëndri Gerard Kouchner, janë emëruar në ekipin e tranzicionit të Presidentit, i cili përfshin këshilltarë të profilit të lartë, donatorë dhe deputetë të Kongresit.
“Unë nuk jam duke kërkuar ‘leje për siguri të nivelit të lartë’ për fëmijët e mi. Kjo ishte një histori tipike false e lajmeve”, ka shkruar Trump. /Telegrafi/
I am not trying to get “top level security clearance” for my children. This was a typically false news story.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 16, 2016