Donald Trump do të vizitojë Dearborn në Michigan, një qytet që mban më shumë arabo-amerikanë se çdo tjetër në SHBA.
Qyteti u fitua nga Biden në vitin 2020, por shumë prej atëherë kanë shprehur shqetësimin për trajtimin e luftës në Gaza nga administrata e presidentit aktual.
Harris ka thënë se ajo kryesisht do të vazhdojë politikat e Bidenit në Lindjen e Mesme.
Por, ajo u sulmua me thirrjen “armëpushim tani” në një tubim këtë javë, shkruan euronews, përcjell Telegrafi.
Ndërkohë, Abdullah H. Hammoud, kryebashkiaku i Dearborn, tha se ai nuk do të mbështesë asnjë kandidat, pavarësisht se ishte një demokrat.
“Unë nuk kam gjetur asnjë kandidat që ka qenë i gatshëm të largohet nga kursi aktual”, tha Hammoud.
The Mayor of Dearborn, Michigan — a Democrat — will not endorse Harris, citing Gaza.
He tells me people should “vote your moral conscience.”@AHammoudMI and I also spoke about the failure of U.S. media to humanize the suffering of the Palestinian and Lebanese people. pic.twitter.com/MtqFUQdPKb
— Niall Stanage (@NiallStanage) October 25, 2024
Ndryshe, është e paqartë saktësisht se çfarë shpreson të arrijë Trump duke vizituar Dearborn, me shumicën e arabo-amerikanëve ende thellësisht ‘të shqetësuar’ nga thirrja e tij për një “mbyllje totale dhe të plotë” të myslimanëve që hyjnë në vend gjatë mandatit të tij. /Telegrafi/