Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka premtuar se do të ‘bëjë diçka’ në lidhje me dhunën në video-lojërat dhe filmat që shikohen nga të rinjtë.
Në një takim në Shtëpinë e Bardhë mbi sigurinë në shkolla, Presidenti Trump, tha se ekspozimi ndaj dhunës nëpërmjet video-lojërave po ndikon për keq në trurin e adoleshentëve.
“Po dëgjoj gjithmonë e më shumë njerëz që thonë se niveli i dhunës në video-lojëra është i tepërt dhe nuk i bën mirë njerëzve”, deklaroi Trump, i cili nuk tha me saktësi se çfarë kë ndërmend të bëjë, përcjell Telegrafi.
Ky takim erdhi rreth një javë pas masakrës në një shkollë të Floridës, ku vdiqën 17 persona.
Mirëpo, shumë ekspertë thonë se hulumtimet nuk ka demonstruar një lidhje midis video-lojërave dhe dhunës.
John Duttenhofer nga Kolorado, që punonte si shërbyes i klientëve në një kompani softuerike, la punën dhe shiti veturën e tij gjatë muajit prill të vitit të kaluar, që të nisej për në luftë. Lojtari i cili la punën në Shtetet e Bashkuara, që të udhëtonte për t’i luftuar rebelët e ISIS-t në Siri, pretendon se ka pasur sukses në saje të përvojës nga ‘Call of Duty’. /Telegrafi/