Si pjesë e një marrëveshje të shumëdiskutuar midis dy vendeve SHBA-Kinë, presidenti Donald Trump ka këmbëngulur që faza e parë e ujdisë do të arrihet vetëm nëse Kina do të blejë sasi shumë të mëdha të produkteve bujqësore amerikane.
Madje sipas Trumpit, vlera e mallrave duhet të arrijë në rreth 50 miliardë dollarë dhe duhet të ndodhë shumë shpejt, përcjell Telegrafi.
Pas këtyre deklaratave analistët kanë reaguan me skepticizëm, duke theksuar se ekzistojnë kufij në sasinë e mallrave bujqësore që Kina mund të konsumojë dhe mund të përballojë në blerje.
Ata madje e kanë quajtur këtë nivel si “të çmendur”, duke theksuar se është praktikisht e pamundur që kërkesa e tregjeve kineze të jetë kaq e lartë.
Deborah Elms, drejtoreshë ekzekutive e Qendrës Aziatike të Tregtisë ka theksuar se pavarësisht kushteve jo të logjikshme të presidentit Trump, kinezët duhet dhe do të tregohen “shumë të kujdesshëm” duke qenë se një sasi e tillë do të ishte përtej kushteve të tregut dhe kufizimeve të Organizatës Botërore të Tregtisë.
“Me fjalë të tjera, ekziston një flamur gjigant i kuq që thotë, edhe nëse pala kineze e premton vërtet ta realizojë këtë blerje, kushtet e tregut nuk do e lejojnë ta përmbushë premtimin”, thekson Elms. /Telegrafi/