Site icon Telegrafi

Trump: Vendet tjera të marrin përsipër luftën kundër militantëve të ISIS-it

President Donald Trump talks about North Korea during a briefing on the opioid crisis, Tuesday, Aug. 8, 2017, at Trump National Golf Club in Bedminster, N.J. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se vendet e tjera do të duhet të marrin përsipër luftën kundër militantëve të Shtetit Islamik (ISIS), duke përmendur si shembuj Rusinë, Pakistanin dhe Iranin.

Në fillim të këtij viti, forcat e mbështetur nga SHBA-ja rimorën territorin e fundit të mbajtur nga militantët e Shtetit Islamik në Siri. Që nga ajo kohë, megjithatë, ekziston shqetësimi se grupi militant po fiton forcë të re në Irak dhe Siri.

Trump, gjithashtu u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë, se nëse Evropa nuk i merr luftëtarët e Shtetit Islamik të mbajtur si të burgosur, ai do të duhet t’i lirojë ata në vendet nga kanë ardhur, siç janë Gjermania dhe Franca.

Mijëra njerëz, duke përfshirë burra, gra dhe fëmijë nga më shumë se 50 vende, po mbahen në kampe të paraburgimit në veri-lindje të Sirisë, që kontrollohen nga Forcat Demokratike Siriane (SDF) të mbështetura nga SHBA-ja.

Grupi përfshin të paktën 2,000 luftëtarë të huaj të dyshuar, shumë nga vendet perëndimore.

Exit mobile version