Site icon Telegrafi

Trump: Vdekja e Otto Warmbier është një skandal

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump theksoi sot se vdekja e studentit amerikan, Otto Warmbier, i riatdhesuar në gjendje kome pas ndalimit prej një viti në Korenë e Veriut, ishte një skandal absolut.

“Ajo që i ndodhi Ottos është një skandal absolut. Kjo nuk duhet të ndodhte kurrë dhe ndershmërisht, nëse do të ishte riatdhesuar më herët, mendoj se fundi do të ishte ndryshe”, shtoi ai nga Zyra Ovale.

Otto Warmbier, 22 vjeç, i cili vdiq të hënën, ishte arrestuar nga regjimi komunist në Korenë e Veriut në muajin janar të vitit 2016.

Pas rikthimit në SHBA më 13 qershor ai kishte dëmtime të rënda cerebrale.

Exit mobile version