Presidenti i SHBA-ve Donald Trump, ka sjellur vendimin e parë që ka të bëjë me shtetet e Ballkanit Perëndimor, në të cilin hapësirë më e madhe i është dhënë Maqedonisë për shkak të kërcënimeve të stabilitetit, që nga administrata e re e konsiderojnë si kërcënim kundër interesave të SHBA-ve, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Presidenti Trupm ka nënshkruar vazhdimin edhe për një vit të sanksioneve që ka të bëjë me vendet e Ballkanit Perëndimor, vendim që ishte sjellur nga presidenti George Bush para 16 viteve, njoftojnë nga Shtëpia e Bardhë.
Ky vendim përfshin edhe të ashtuquajturën “Listë e Zezë” të personave dhe organizatave që janë nën sanksione nga SHBA-të për shkak se paraqesin “kërcënmin për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-ve me atë që mbështesin, asistojnë ose sponzorojnë dhunën ekstreme në Maqedoni ose në vendet tjera të Ballkanit Perëndimor.
Nga Maqedonia në “Listën e zezë” janë: Menduh Thaçi, Xhevat Ademi, Ljube Boshkovski, Nevzat Halili, Kastriot Haxhirexha, Shefit Xhaferi, Xhezair Shaqiri, Gafur Adili, Nuri Bexheti, Zhavit Hasani, Daut Rexhepi – Leka, Izair Samiu, Avdyl Jakupi – Çakalla si dhe Armata e Republikës së Iliridës/Telegrafi/