Site icon Telegrafi

Trump vazhdon ‘luftën’ kundër Klintonit

Kandidati Donald Trump u ka premtuar mbështetësve të tij se do t’i bëjë krenar me partinë Republikane.

Gjatën një takimi të mbajtur në New York, miliarderi kërkoi që anëtarët e kësaj force politike t’i japin atij besimin dhe përgjegjësinë për të garuar në garën presidenciale.

“Më jepni nderin për të drejtuar partinë republikane drejt fitores. Më besoni, ne do t’ia dalim. Unë e kuptoj përgjegjësinë e mbajtjes së këtij roli dhe nuk do t’iu zhgënjej. Do të punojmë fort për të mos ju zhgënjyer. Do të jeni krenar për partinë tuaj dhe për lëvizjen tonë”, ishin fjalët e Trumpit.

Më tej, Trump shfrytëzoi ndasitë që ekzistojnë mes dy kandidatëve demokratë, Hilary Clinton dhe Bernie Sanders, për t’i ftuar mbështetësit e senatorit të Vermontit që të rreshtohen përkrah tij.

“Për të gjithë mbështetësit e kandidatit Bernie Sanders, të cilët kanë mbetur jashtë në të ftohtë për shkak të një sistemi të manipuluar super-delegatësh, ne ju mirëpresim krahë-hapur.” tha Trump.

Miliarderi ka mbetur i vetëm në garë, pasi të gjithë rivalët e tij u tërhoqën, dhe është duke pritur për zyrtarizmin e tij si kandidat i republikanëve që pritet të ndodhë gjatë konventës partiake.

Exit mobile version