Site icon Telegrafi

Trump: Vaksina po vjen, 90 për qind efektive kundër coronavirusit

Donald Trump po vazhdon të injoroj rezultatin zgjedhor duke u fokusuar në punë të tjera.

Në stilin e tij, presidenti amerikan sërish ka folur përmes rrjeteve sociale, por që kësaj radhe fokusi ishte te vaksina kundër coronavirusit.

“Tregu i aksioneve është lartë. Vaksina po vjen shpejt. Raportohet se është 90 për qind efektive. Sa lajme të mira”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Twitter, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se vaksina e Pfizer dhe BioNTech kundër coronavirusit ka rezultuar 90 për qind efektive sipas rezultateve të para, përkatësisht pas testimit në shkallë të gjerë.

Analiza e rezultateve tregon një performancë shumë më të mirë nga se kishin shpresuar shumica e ekspertëve.

Sipas Pfizer, mbrojtja arrihet 28 ditë pas fillimit të vaksinimit, e cila përbëhet nga dy doza.

Autoritetet kanë theksuar se furnizimet fillestare të vaksinës do të jenë të kufizuara. Rreth 50 milionë doza, të mjaftueshme për të vaksinuar 25 milionë njerëz, pritet të jenë në dispozicion deri në fund të vitit. /Telegrafi/

Exit mobile version