Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka nënshkruar urdhrin me të cilin sigurohen vaksinat kundër coronavirusit për amerikanët, ku më pas shpërndarja e tyre do të bëhet edhe në shtete tjera.
“Kam nënshkruar urdhrin që siguron se çdo qytetarë amerikanë të jetë prioritet sa i përket marrjes së vaksinës. Pas kësaj do të bashkëpunojmë me vendet e tjera në mbarë botën”, ka shtuar Trump, transmeton Telegrafi.
Presidenti aktual ka theksuar se çdo amerikanë që dëshiron ta merr vaksinën, do ta ketë rastin ta bëjë një gjë të tillë.
Kohë më parë ai kishte bërë të ditur se vaksinën fillimisht do ta marrin grupet më të rrezikuara, derisa pjesa tjetër do ta ketë rastin ta merr në prill. /Telegrafi/
"If authorized, tens of millions of vaccine doses will be available this month . . . and hundreds of millions more will quickly follow. Every American who wants the vaccine will be able to get the vaccine." pic.twitter.com/Ofo2Opbbir
— The White House 45 Archived (@WhiteHouse45) December 8, 2020