Presidenti amerikan Donald Trump ka zgjedhur rrjetin social Twitter, për t’i uruar njeriut që “po e nxjerrë nga Shtëpia e Bardhë”, Joe Biden.
Mjeku i Joe Biden të dielën tha se presidenti i zgjedhur kishte pësuar një ndrydhje të këmbës së tij të djathtë pasi kishte shtrembëruar kyçin e këmbës ndërsa luante me qenin e tij, Major.
“Incizimet e fillestare tregojnë se nuk ka frakturë të dukshme dhe ai do të ketë një CT shtesë për imazhe më të hollësishme”, ka thënë Dr. Kevin O’Connor në një deklaratë, përcjell Telegrafi.
NEW: @nbcnews photographer captures @JoeBiden leaving orthopedic office in Delaware where the president-elect was just treated for what his doctor called a sprained right ankle from a fall Saturday. pic.twitter.com/mTYee0BMur
— Kelly O’Donnell (@KellyO) November 29, 2020
Por “skanimi pasues me CT konfirmoi thyerje të presidentit të zgjedhur Biden. Parashikohet që ai ka të ngjarë të kërkojë një çizme për ecje për disa javë”.
Deklarata erdhi disa orë pasi ekipi i Biden konfirmoi lëndimin e tij, duke thënë se 78-vjeçari shtrembëroi kyçin e këmbës ndërsa luante me qenin e tij Major dhe do të kontrollohej nga një ortopedist.
Dhe menjëherë pas kësaj ka ardhur edhe reagimi i presidentit të tanishëm, Donald Trump.
Get well soon! https://t.co/B0seiO84ld
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) November 30, 2020
Përmes Twitter, Trump më vonë shprehu urimet e tij më të mira për shërimin e shpejtë të Biden me: “Shërim të shpejtë!”.
Ndryshe, Joe Biden pritet të jetë presidenti i ardhshëm i SHBA-së, pas fitores ndaj presidentit të tanishëm Donald Trump. /Telegrafi/