Presidenti amerikan Donald Trump, raportohet t’i ketë telefonuar presidentit turk Recep Tayyip Erdogan për ta uruar për suksesin në referendumin që e nxori atë fitimtar, kanë bërë të ditur zyrtarët turq, raporton Reuters.
Rezultatet preliminare kanë treguar se 51.4 për qind kanë votuar për “po”. Këto ndryshime kushtetuese mund ta mbajnë Erdoganin edhe gjatë 10 viteve të ardhshme, dhe i lejon të zgjedh apo largoj anëtarë të kabinetit në mënyrë të njëanshme, transmeton Telegrafi.
Pas referendumit shumë protestues ishin kundër rezultateve që e nxorën Erdoganin fitues, derisa OSBE ka kritikuar sistemin e votimit. /Telegrafi/