Presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërkuar të dielën heqjen e trupave të Gardës Kombëtare nga Washington DC, pasi tensionet mes protestave në vend raportohet se kanë filluar të lehtësohen.
“Kam dhënë urdhër që Garda Kombëtare të fillojë procesin e tërheqjes nga Washington DC, pasi tani situata është nën kontroll”, ka shkruar Trump në Twitter.
“Ata mund të kthehen sërish në qoftë se është e nevojshme”, u shpreh ai.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ndërsa bëri të ditur vendimin, shumë protestues marshuan për në Shtëpinë e Bardhë, dhe sot shënohet edhe dita e 10-të e protestave në SHBA.
Ndryshe protestat e zhvilluara si pasojë e vdekjes së George Floyd nga policia amerikane, po zhvillohen në disa vende të botës./Telegrafi/