Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, të enjten ka mbajtur një konferencë për media në Zyrën Ovale, pas raportimeve se uragani Dorian po i afrohet SHBA-ve.
Megjithatë, ajo çfarë ua tërhoqi vëmendjen gazetarëve dhe kameramanëve ishte pikërisht harta të cilën presidenti amerikan e mbante në dorë, kjo për faktin se të dhënat në të nuk përshtateshin me prognozat zyrtare që ishin dhënë ditë më parë për lëvizjet e këtij uragani shkatërrues, transmeton Telegrafi.
Uragani Dorian kishte ndërruar kursin e lëvizjes disa herë gjatë javës së kaluar, kurse qyteti Montgomery dhe Alabama për një nuancë mund të ishin cak, pasi erërat priteshin të fryjnë me rreth 60 kilometra në orë.
“Florida, Karolina e Jugut ajo e Veriut, Georgia dhe Alabama sigurisht se do të goditen më fuqishëm sesa që ishte paraparë. Duket sikur është uragani më i fuqishmi që ndonjëherë kemi parë. Është i kategorisë së pestë, duhet të tregohemi të kujdesshëm! Zoti ju bekoftë”, ka shkruar në Twitter presidenti amerikan.
Në konferencën për media e ka përmendur sërish këtë shtet amerikan, megjithatë menjëherë ka reaguar Qendra Kombëtare e Meteorologjisë duke përmirësuar gabimin 20 minuta pas publikimit të postimit të Trump në Twitter, ku thuhet se se Alabama nuk do të goditet nga uragani Dorian. /Telegrafi/
Donald Trump has sparked uproar after displaying a map of Hurricane Dorian's path featuring an extra loop drawn in marker pen – in an apparent attempt to validate previous claims the state of Alabama could be affected pic.twitter.com/ZHfhjCc72n
— The Guardian (@guardian) September 5, 2019