Site icon Telegrafi

Trump u tha mbështetësve të Iowa-s se ‘ia vlen’ të shkojnë të votojnë për të në të ftohtë, edhe nëse janë ‘të sëmurë dhe vdesin’

Ish-presidenti Donald Trump u bëri thirrje mbështetësve që të sfidojnë temperaturat e parashikuara nën zero të hënën dhe të votojnë për të në zgjedhjet presidenciale republikane në Iowa.

Duke folur në një ngjarje të fushatës të dielën në mbrëmje, Trump portretizoi perspektivën e kthimit të tij në Shtëpinë e Bardhë si “një gjë për të cilin njerëzit edhe duhet të vdisnin”, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

“Nuk mund të qëndrosh në shtëpi”, citohet të ketë thënë Trump duke ngritur zërin. “Nëse je i sëmurë, thua: ‘O Zot, duhet ta bëj’. Edhe nëse voton dhe më pas vdes, ia vlen”.

Trump ndaloi për t’i lënë mbështetësit e tij të qeshin përpara se të vazhdonte.

“Nëse je i sëmurë, nëse je kaq i sëmurë, nuk mundesh… e dashur, nuk mendoj se mundem… Çohu. Çohu. Çohu, do të votosh”, tha Trump duke imituar një grua që i kërkon të shoqit të votojë.

Ndryshe, Shërbimi Kombëtar i Motit lëshoi paralajmërime dhe këshilla të shumta në shtet, duke u kërkuar njerëzve që të kufizojnë kohën e tyre jashtë.

Dhe erërat e ftohta pritet të zgjasin deri të martën.

Trump ka qenë kryesuesi i qartë për nominimin presidencial republikan, me ish-ambasadoren amerikane Nikki Haley dhe guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, që konkurrojnë për vendin e dytë. /Telegrafi/

Exit mobile version