Aleati afatgjatë i Donald Trump dhe avokati Rudy Giuliani, u pa duke bërë një “rrëshqitje” teksa hyri në sallën e Konventës Kombëtare Republikane.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale, ai mund të shihet duke u përkulur përpara se të “bie plotësisht” dhe “të mbështetet te disa karrige aty pranë”, përcjell Telegrafi.
Në video nga salla e konferencave, 80-vjeçari Giuliani më pas ndihmohet të ngrihet.
It looks like Rudy went to the Four Seasons Bar & Grill before attending tonight's Republican Convention. pic.twitter.com/eXYwFTPOND
— Alex Cole (@acnewsitics) July 16, 2024
Megjithëse shkaku i rënies mbetet i paqartë, ka pasur disa komentues që kanë thënë se rrëzimi i pakontrolluar i ish-kryetarit të bashkisë dukej i njohur për këdo që ka pirë pak.
Giuliani ishte dikur një nga politikanët më të njohur të Amerikës, pasi kishte kandiduar për kryetar bashkie në vitin 1993 me një premtim për të goditur krimin e përhapur në qytet.
Ndryshe nga shumë premtime të tilla të bëra nga politikanët, Nju Jorkut thuhet se pa krimin të bjerë me rreth 40 për qind në gjashtë muajt e tij të parë në detyrë. /Telegrafi/