Presidenti i SHBA-ve Donald Trump , do të udhëtojë në pesë vende aziatike në nëntor për të marrë pjesë në samitet rajonale, njoftoi Shtëpia e Bardhë.
Ai do të vizitojë Japoninë, Kinën, Korenë e Jugut, Vietnamin, Filipinet dhe shtetin amerikan të Hawaiit në një udhëtim 11-ditor.
“Angazhimet e presidentit do të forcojnë vendosmërinë ndërkombëtare për t’u ballafaquar me kërcënimin e Koresë së Veriut”, thuhet në deklaratën e Shtëpisë së Bardhë.
Koreja e Veriut ka kërcënuar kohët e fundit për shuarjen e aeroplanëve amerikanë në rajon.