Një ditë më parë, mediat amerikane raportuan se SHBA ishin shumë pranë një sulmi ushtarak ndaj Iranit, por që presidenti Donald Trump krejt në fund ishte tërhequr.
Duke folur për NBC, Trump tregoi se pse kishte vendosur që të ndryshonte mendje dhe të mos sulmonte disa prej caqeve iraniane.
“I pyeta gjeneralët se sa persona do të vriteshin dhe ata më thanë se do ishin 150. Ata qëlluan një dron apo avion pa pilot sido që ta quani ju, dhe mendova se nuk ishte proporcionale”, deklaroi Trump.
Presidenti Trump ka thënë se nuk dëshiron luftë, por paralajmëroi Iranin se do të përballet me “zhdukjen” nëse shpërthen konflikti.
Tensionet mes Teheranit dhe Uashingtonit janë rritur ndjeshëm pas rrëzimit nga Irani i një droni amerikan, për të cilin SHBA thotë se ishte në hapësirat ajrore ndërkombëtare, por Irani këmbëngul se ishte në hapësirën e saj ajrore.