Ish-presidenti amerikan, Donald Trump u përpoq të pozicionohej si një figurë kryesore në Partinë Republikane të shtunën, duke u thënë donatorëve të partisë se do të ndihmonte kandidatët Republikanë të fitonin vende në Kongres në vitin 2022, por nuk njoftoi nëse do të kandidonte përsëri në vitin 2024.
Në klubin e golfit Mar-a-Lago, Trump shtroi një darkë për dhuruesit e Komitetit Kombëtar Republikan, të cilët kaluan fundjavën duke planifikuar kursin e ardhshëm të partisë, në Palm Beach, Florida.
“Ne jemi mbledhur sonte për të diskutuar të ardhmen e Partisë Republikane dhe atë që duhet të bëjmë për të fituar kandidatët tanë”, tha Trump, raporton cnn.
.@BobBrigham Why would you flat lie about Donald Trump comments to me. He categorically & unequivocally did not begged me to do anything. He repeated a question to me. You are a liar. No more; no less! You are a tabloid issue looking for a cause. Now beg for his forgiveness! pic.twitter.com/TKD5bYtGn9
— Vernon Jones (@VernonForGA) April 11, 2021
“Unë qëndroj para jush sonte plot besim se në vitin 2022, ne do të kthejmë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin, dhe se në 2024 kandidati Republikan do të fitojë garën për Shtëpinë e Bardhë”, u tha ish-presidenti donatorëve.
Shumë republikanë të tjerë po konsiderojnë kandidaturën e tyre të mundshme për emërimin presidencial të Partisë Republikane në vitin 2024, dhe mes tyre janë ish-Sekretari i Shtetit i Trumpit, Mike Pompeo dhe Guvernatori i Floridës, Ron Desantis.
Ndryshe, presidenti demokrat, Joe Biden mundi Trumpin me më shumë se shtatë milionë vota. /Telegrafi/