Site icon Telegrafi

Trump thotë se do të mund të kthehej në Marrëveshjen e Parisit

President Donald Trump speaks during a meeting with Rwandan President Paul Kagame at the World Economic Forum, Friday, Jan. 26, 2018, in Davos. (AP Photo/Evan Vucci)

Presidenti amerikan, Donald Trump, i tha rrjetit televiziv britanik ITV, se do të kishte vullnet për t’i kthyer Shtetet e Bashkuara në marrëveshjen për klimën, e nënshkruar në Paris, por këtë do ta bënte nëse do të kishte ndryshime të mëdha.

“Nëse ata e bëjnë një marrëveshje të mirë…atëherë gjithnjë ekzistojnë gjasët se ne do të kthehemi”, i tha Trump rrjetit ITV.

“Marrëveshja e Parisit për ne do të ishte katastrofë”, tha Trump, për marrëveshjen për klimën.

Në vitin 2017, zoti Trump ka shpallur se Shtetet e Bashkuara tërhiqen nga kjo marrëveshje, duke e vlerësuar si “të keqe” për ekonominë amerikane.

Shtetet e Bashkuara tash janë vendi i vetëm jashtë kësaj marrëveshjeje, e cila ishte nënshkruar nga ish-presidenti amerikan, Barack Obama.

Exit mobile version