Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump tha se pret të arrestohet, për shkak të lidhjes së tij me sulmin në Kapitolin e SHBA më 6 janar 2021, dhe përpjekjes së dështuar për të përmbysur humbjen e tij në zgjedhje.
Trump tha në një postim në mediat sociale se ishte informuar nga prokurori Jack Smith se është objektiv i hetimit të tyre të ri, transmeton Telegrafi.
Ai tha se i ishte thënë të raportonte në paneli të gjerë të trupit gjykues, “që pothuajse gjithmonë nënkupton arrestim dhe aktakuzë”.
Prokurori i posaçëm nuk i komentoi deklaratat e Trump. Një aktakuzë e tillë do të ishte e treta e Trump për keqbërje të dyshuar kriminale, përfshirë 37 akuzat e ngritura nga ekipi i Smith në qershor, duke e akuzuar presidentin për “përdorim të gabuar” të dokumenteve të klasifikuara.
Kujtojmë, Trump u akuzua gjithashtu në Nju Jork për falsifikimin e të dhënave të biznesit në pagesa sekrete për yllin e filmave për të rritur Stormy Daniels në 2016. /Telegrafi/