Site icon Telegrafi

Trump thotë se nuk do të tërhiqet nga gara, pas komenteve të turpshme ndaj grave

Kandidati republikan për president të ShBA-ve, Donald Trump, ka thënë se nuk do të tërhiqet nga gara pas publikimit të incizimit telefonik në mediat amerikane.

Lexo po ashtu Kjo ishte femra që refuzoi të shkonte në shtrat me Donald Trumpin (Foto)

Trump ka qenë nën presion pas publikimit të një video-incizimi, në të cilën është dëgjuar duke dhënë komente të turpshme seksuale ndaj grave e cila u publikua të premten.

Lexo po ashtu De Niro nuk i kursen ofendimet në adresë të Trumpit, e quan “budalla, derr, qen, idiot…” (Video)

Ai i tha Wall Street Journal se “shanset për tu tërhequr janë zero”, duke shtuar se ka një përkrahje të pabesueshme.

Republikanët i dënuan komentet e tij në video-incizim, transmeton KosovaPress. Hillary Clinton në anën tjetër komentet e Trump i quajti “të tmerrshme”.

Exit mobile version