Ish-presidenti amerikan, Donald Trump, e ka konfirmuar se ai nuk do të marrë pjesë në inaugurimin e presidentit të zgjedhur, Joe Biden më 20 janar.
Trump e bëri të ditur lajmin përmes llogarisë së tij zyrtare në Twitter, transmeton Telegrafi.
To all of those who have asked, I will not be going to the Inauguration on January 20th.
— Donald J. Trump (@realDonaldTrump) January 8, 2021
“Për të gjithë ata që kanë pyetur, unë nuk do të marrë pjesë në Inaugurim më 20 janar”, shkroi Trump.
Më 6 janar, kur edhe do të ndodhte konfirmimi i fitores së Biden, një turmë e mbështetësve të Trumpit vërshuan Kongresin amerikan, derisa si pasojë e këtyre trazirave vdiqën pesë persona.
Bëhet e ditur se Kongresi e ka certifikuar fitoren e kandidatit të demokratëve, Joe Biden, dhe inaugurimi i tij pritet të ndodh më 20 janar, që Trump mohoi pjesëmarrjen e tij. /Telegrafi/