Site icon Telegrafi

Trump thotë se nuk ndihet aspak fajtor për kaosin në Kongresin amerikan

Donald Trump këmbënguli se ka mbajtur një fjalim “plotësisht të përshtatshme”, dhe nuk ndihet fajtor për trazirat në Capitol Hill të SHBA-së.

Duke folur në Joint Base Andrews para nisjes për në Teksas, Trump tha se ishte analizuar në detaje, raporton cnn.

Lexo po ashtu Trump flet rreth iniciativës së demokratëve për shkarkim: Kjo po shkakton zemërim të jashtëzakonshëm

“Është analizuar”, tha ai duke shtuar se, “Nga njerëzit edhe pse ajo që thashë ishte plotësisht e përshtatshme”.

“Ata kanë analizuar fjalimin tim, fjalët e mia”, vazhdoi ai. “Të gjithë, edhe shkronja T është analizuar”

Në vend të kësaj, Trump pretendoi se “problemi i vërtetë” është ajo që thanë politikanë të tjerë në lidhje me protestat gjatë verës në Seattle dhe Portland. Trump, në një farë mënyre, tha “ju gjithmonë duhet të shmangni dhunën”. /Telegrafi/

Exit mobile version