Site icon Telegrafi

Trump thotë se “nuk ka asnjë shans” që Elon Musk të blejë Twitter-in tani

Ish-presidenti amerikan Donald Trump i është përgjigjur lajmit se blerja e planifikuar e CEO të Tesla-s, Elon Musk, në Twitter është pezulluar përkohësisht.

Në këtë drejtim, përmes platformës së tij të mediave sociale, Truth Social, Trump u tha ndjekësve të tij se ai beson se Musk nuk do të vazhdojë me blerjen e Twitter, shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi.

“Nuk ka asnjë shans që Elon Musk të blejë Twitter me një çmim kaq qesharak, veçanërisht pasi e kuptoi se është një kompani e bazuar kryesisht në BOTS (programe të automatizuara që përdoren për ndërveprim në mediat sociale) ose llogari të padëshiruara”, shkroi Trump të premten, për Mashable.

Ndryshe, Musk tha në një postim në Twitter të premten se ai planifikon të kryejë kërkimin e tij për të përcaktuar numrin e përdoruesve të Twitter që janë “BOTS” përpara se blerja e tij e platformës së mediave sociale të vazhdojë.

Ai tha gjithashtu se marrëveshja prej 44 miliardë dollarësh ishte në pritje derisa të mund të verifikonte që llogaritë e rreme përfaqësojnë më pak se 5% të përdoruesve.

Ndërkohë siç ka pretenduar Trump: “Vetëm mendimi im, por Truth Social është shumë më i mirë se Twitter dhe është absolutisht shpërthyes, angazhim i jashtëzakonshëm”.

E Musk kishte paralajmëruar se ai do të rivendoste llogarinë e Trump sapo të zotëronte Twitter, duke e quajtur vendimin për ta ndaluar atë një “vendim moralisht të keq”. /Telegrafi/

Exit mobile version