Site icon Telegrafi

Trump thotë se mund të kishte ndaluar sulmet e 11 Shtatorit

Presidenti amerikan Donald Trump pretendon se mund të kishte ndaluar sulmin 11 Shtatorit, duke kapur Osama bin Ladenin

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Trump ka dyfishuar kritikat e tij ndaj trajtimit të Uashingtonit për Bin Ladenin.

Ai përsëriti pretendimet se ai e dinte për bin Ladenin përpara sulmeve dhe fajësoi ish-presidentin amerikan Bill Clinton për “mungesën e goditjes së tij”.

Trump gjithashtu goditi edhe admiralin në pension William H. McRaven gjatë një interviste në natën e së dielës.

McRaven mbikëqyri operacionin ushtarak që e kërkoi dhe vrau shefin e Al Kaidës, i cili e kreu sulmin në Qendrën Tregtare Botërore.

Duke e quajtur atë një “tifoz të Hillary Clinton” dhe “mbështetës të Obamas”, Trump theksoi se SHBA “do të duhej të kapet bin Ladenin shumë më shpejt”.

“Ne i paguam Pakistanit miliarda dollarë dhe ata kurrë nuk na thanë se po jetonte atje”, ka thënë tutje Trump.

Ai pretendoi të ketë shkruar për udhëheqësin e terrorit edhe në librin e tij të vitit 2000 “Amerika që meritojmë”.

Pjesë nga libri thjesht përmendin xhihadin si një shembull të politikës së jashtme të dobët të SHBA-së – dhe nuk parashikon sulme terroriste.

Vrasja e Bin Ladenit nga skuadra amerikane e Navy Seal 6 në një bastisje të guximshme pas një aksioni të gjatë një dekade u konsiderua si një nga arritjet më të mëdha të paraardhësit të Trump, Obama. /Telegrafi/

Exit mobile version