Donald Trump ka folur jashtë sallës ku mbahet gjyqi kundër tij për blerjen e heshtjes së porno yllit amerikan, Stormy Daniels.
Ai nuk foli më herët, por ish-presidenti amerikan tani po u drejtohet gazetarëve jashtë sallës së gjyqit.
Siç ka qenë standard gjatë pesë javëve të fundit, 77-vjeçari sulmon gjyqtarin dhe presidentin aktual amerikan, Joe Biden, raporton skynews.
“Nënë Tereza nuk mund t’i rrëzonte këto akuza”, thotë ai, duke pretenduar se gjyqi është i montuar, pa ofruar asnjë provë dhe shtoi se “është një situatë shumë e turpshme”.
Ai e mbyll prononcimin me një thirrje tubuese për zgjedhjet e 5 nëntorit, duke e cilësuar atë “ditën më të rëndësishme në historinë e vendit tonë. Ndërkohë ky gjyq është i montuar, faleminderit”.
Kandidati për president akuzohet për 34 akuza për falsifikim të dokumenteve të biznesit për të mbuluar një pagesë prej 130 mijë dollarësh (120 mijë euro) për yllin e filmave për të rritur, Stormy Daniels.
Ndryshe, Trump pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me aktoren, asaj i kishte ofruar shumën e lartcekur të parave, në mënyrë që mos të flas në kohën kur po zhvillohej fushata për zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2018. /Telegrafi/