Telegrafi

Trump thotë se do ta inkurajonte Rusinë që të sulmonte një anëtar të NATO-s që nuk ka kryer obligimet ndaj aleancës

DONALD Trump thotë se do të “inkurajojë” Rusinë të sulmojë çdo anëtar të NATO-s, që nuk përmbush detyrimet e tij në aleancën më të madhe ushtarake perëndimore, shkruan BBC.

Ish-presidenti amerikan ka pranuar se dikur i kishte thënë kreut të NATO-s se nuk do të mbronte një komb me detyrime të papagauara nëse do të sulmohej nga Rusia.

Pretendon se kishte paralajmëruar kreun e NATO-s që në një rast të tillë “do të inkurajonte” agresorët të bëjnë “qfarë të duan”, transmeton Telegrafi.

Anëtarët e NATO-s obligohen të mbrojnë qdo komb brenda bllokut në rast se do të sulmohej. Në anën tjetër Shtëpia e Bardhë komentet e Trumpit i ka cilësuar si “të tmerrshme”.

Lexo po ashtu Polonia dhe Letonia nën kërcënimin rus, por çka thotë Putini

Duke folur gjatë tubimit të djeshëm në Karolinën e Jugut, Trump tha se këto komente për Rusinë i ka bërë gjatë takimit me liderët e vendeve anëtare të NATO-s.

Ai shpjegoi sesi lideri i një “vendi të madh” paraqiti një situatë hipotetike në të cilën ai nuk i përmbush detyrimet e tij financiare brenda NATO-s, por u gjend nën sulmin e Moskës.

Trump tha se ky lider e pyeti nëse Shtetet e Bashkuara do t’i vinin në ndihmë vendit të tij në atë skenar.

“Unë i thashë: “Nuk ke paguar? Ti je delikuent”, shpjegoi Trump.

Lexo po ashtu Paralajmërimi tjetër i Gjermanisë: Rusia mund ta sulmojë NATO-n, këto janë vendet që do ta pësonin të parat

Zëdhënësi i Shtëpisë së Bardhë theksoi se ish-presidenti “inkurajoi pushtimin e aleatëve më të afërt nga regjimet vrasëse” dhe i quajti komentet “të tmerrshme dhe të pajustifikuara”.

Ai shtoi se deklarata “kërcënon sigurinë kombëtare amerikane, stabilitetin global dhe ekonominë vendase”. /Telegrafi/