Site icon Telegrafi

Trump tha se SHBA ka “një sistem sekret armësh” që askush nuk e ka pasur më parë, zbulon libri i Bob Woodward

Presidenti amerikan Donald Trump kishte pranuar rreziqet e pandemisë së coronavirusit në një intervistë të shkurtit me gazetarin Bob Woodward.

Në këtë drejtim, ai kishte pranuar edhe minimizimin e kërcënimit në një intervistë të marsit, sipas një tregimi të librit të ri të Woodward.

“E minimizoja dhe përsëri dua ta bëj këtë sepse nuk dua të krijoj panik”, citohet të ketë thënë Trump më 19 mars gjatë një telefonate me Woodward, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.

Por kjo nuk është e vetmja deklaratë “bombë” e presidentit Trump, për të cilat Woodward ka shkruar në librin e tij.

Siç shkruan Business Insider, përcjell Telegrafi, në një nga intervistat e tyre, Woodward thotë se Trump u mburr me të për një armë sekrete bërthamore, duke shtuar se ndihmësit më vonë i thanë atij në mënyrë anonime se ishin të befasuar që Trump e zbuloi një gjë të tillë.

“Unë kam ndërtuar një sistem armësh – bërthamore që askush nuk e ka pasur kurrë më parë në këtë vend”, citon Woodward të ketë thënë Trump.

“Ne kemi gjëra që ju as nuk i keni parë ose dëgjuar. Ne kemi gjëra për të cilat Putin dhe Xi Jinping nuk kanë dëgjuar kurrë më parë. Nuk e ka askush – ajo që kemi është e pabesueshme”, citohet të ketë thënë Trump.

Po sipas BI, presidenti amerikan ka përmendur më parë një “super raketë”, e cila përdor teknologji hipersonike, i tha një zyrtari i Departamentit të Mbrojtjes CNN në korrik. /Telegrafi/

Exit mobile version