Telegrafi

Trump do ta vendosë foton historike në kopertinën e librit të ri

Ish-presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do ta vendosë në kopertinën e librit të tij të fundit një foto të bërë pas atentatit ndaj tij.

Imazhi dramatik i fotografit të Associated Press, Evan Vucci, tregon një Trump sfidues dhe të gjakosur duke ngritur grushtin drejt turmës.

Në atë moment në tubimin e Pensilvanisë, 78-vjeçari u bërtiti mbështetësve “Luftoni, luftoni, luftoni”, shkruan theguardian.

Libri “Save America” do të përbëhet kryesisht nga fotografi dhe do të dalë në shitje nga 3 shtatori.

Është libri i tretë që Trump ka botuar që kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar të vitit 2021.

Libri i ri tashmë është në dispozicion online me një çmim prej 99 dollarësh, ndërsa versioni i librit i nënshkruar nga ish-presidenti do të shitet me çmimin 499 dollarësh. /Telegrafi/