Site icon Telegrafi

Trump: Do të vazhdojë përpara me ashpërsimin e rregullave për emigracionin

Në fjalimin drejtuar Kombit, Presidenti amerikan Donald Trump e bëri të qartë se do të vazhdojë përpara me ashpërsimin e rregullave për emigracionin.

Përmes zëdhënëses, Shtëpia e Bardhë njoftoi më herët katër shtyllat kryesore të propozimit të Trump.

“Mbrojtja e kufirit, përfshirë ndërtimin e murit me Meksikën, dhënia e statusit të rregullt për emigrantë të paligjshëm të sjellë në moshë të mitur, shfuqizimi i ligjeve që lejojnë emigracion të zgjeruar familjar, si dhe eliminimi i lotarisë Green Card për të kaluar në një sistem të bazuar tek meritat e aplikantëve” tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, përcjell Telegrafi.

Nga dhënia e statusit të rregullt për emigrantët që kanë hyrë në SHBA në moshë të mitur pritet të përfitojnë rreth dy milionë vetë.

Por, nisma e shefit të Shtëpisë së Bardhë ka një pengesë madhore – Kongresin. Ishin pikërisht mosmarrëveshjet për politikat e emigracionit që një javë më parë shkaktuan ngërçin dhe bllokimin e Qeverisë për tri ditë.

Diskutimet mes republikanëve dhe demokratëve në Kongres vijojnë, ndërsa nga Shtëpia e Bardhë nisma mbrohet me fanatizëm.

“Këto ndryshime jo vetëm që do të përmirësonin sigurinë, por edhe do të na ndihmojnë të vlerësojmë më mirë refugjatët e ligjshëm, që i shpëtojnë persekutimit”, deklaroi sekretarja për Sigurinë Kombëtare, Kirsten Nielsen.

Exit mobile version