Site icon Telegrafi

Trump do të shpallë menjëherë një “emergjencë kombëtare” në kufirin SHBA-Meksikë

Si një nga vendimet e para pas marrjes së mandatit si president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA), Donald Trump do të shpallë “gjendjen e jashtëzakonshme kombëtare” në kufirin midis këtij Amerikës dhe Meksikës.

Sipas raportimeve të BBC-së, Trump do t’i drejtojë Departamentit të Mbrojtjes një urdhër për të “mbyllur kufirin” si pjesë e një sërë masash ekzekutive që synojnë rikthimin e “arsyetimit të shëndoshë në politikën e imigracionit”, sipas zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë që po përgatitet të marrë detyrën.

Në një bisedë të shkurtër me gazetarët, një zyrtar deklaroi se Trump do të nënshkruajë sot 10 urdhëresa ekzekutive, të gjitha të lidhura me kufirin SHBA-Meksikë.

Lexo po ashtu Inaugurimi i Donald Trump si president i SHBA-së, të gjitha zhvillimet, MINUTË PAS MINUTE

Zyrtarët kanë thënë se, si pjesë e këtyre urdhëresave, Pentagoni do të dislokojë burime dhe personel shtesë në kufi, përfshirë sisteme për neutralizimin e dronëve.

Përveç kësaj, Trump do të urdhërojë rinisjen e ndërtimit të murit në kufi, nga i cili rreth 724 kilometra ishin ndërtuar gjatë mandatit të tij të parë, si dhe rivendosjen e politikës “Qëndro në Meksikë”, e cila kërkon që emigrantët të presin procesin e azilit në anën meksikane të kufirit.

Ndryshe, Donald Trump në orën 12 sipas kohës lokale, përkatësisht në orën 18:00 sipas kohës në Kosovë, do të bëjë betimin dhe zyrtarisht do të bëhet presidenti i 47-të i SHBA-së. /Telegrafi/

Exit mobile version