Telegrafi

Trump të paktën respekton një prej traditave të dorëzimit të pushtetit, Bidenin në Zyrën Ovale e pret një letër nga ish-presidenti

Presidenti Donald Trump i ka lënë një mesazh në letër pasardhësit Joe Biden në Zyrën Ovale, duke respektuar kështu të paktën njërën nga traditat e shumta, kanë njoftuar dy përfaqësues të administratës së Trumpit.

“Presidenti i ka lënë mesazh presidentit të ri të zgjedhur Biden”, ka thënë Judd Deer, zëvendës-sekretari për media i Donald Trumpit, transmeton Telegrafi.

Në anën tjetër zëvendëspresidenti Mike Pence që planifikon të marrë pjesë në inaugurimin e Bidenit, është larguar nga grupi punues i presidentit Trump.

Kujtojmë që sot pritet të betohet presidenti i ri i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, i cili më 3 nëntor fitoi kundër rivalit nga Republikanët, Donald Trump. /Telegrafi/