Presidenti amerikan, Donald Trump pritet të nënshkruajë disa urdhra ekzekutivë.
Urdhrat ekzekutivë janë udhëzime juridikisht të detyrueshme, të lëshuara nga presidenti për zyrtarët dhe agjencitë qeveritare, të cilat zakonisht nuk mund të kundërshtohen gjatë mandatit të tij, shkruan skynews.
Ato i mundësojnë presidentit të marrë vendime të rëndësishme shpejt dhe pa miratimin e Kongresit amerikan, gjë që shpesh shkakton polemika, pasi Shtetet e Bashkuara janë themeluar mbi bazën e kundërshtimit ndaj monarkisë tiranike.
Disa urdhra mund të jenë domethënës, ndërsa të tjerët më shumë simbolikë, duke treguar drejtimin e ri të presidentit.
Pse ka kaq shumë zhurmë rreth këtyre urdhrave?
Ndërsa veprimet ekzekutive janë të zakonshme ditën e parë të presidencës së re, ajo që duket se po planifikon ekipi i Donald Trump është në një shkallë të paprecedentë në kohët moderne.
Gjithashtu, ato ka të ngjarë të përfshijnë çështje të debatueshme, si deportimet masive, falje për ata që janë përfshirë në trazirat e 6 janarit dhe rritjen e prodhimit të naftës. /Telegrafi/