Donald Trump do të luajë lojën e presidentit rus, Vladimir Putinit nëse ai rizgjedhet president i SHBA-së, ka thënë një ish-drejtor i CIA-s.
Leon Panetta i tha Sky News se “nuk do ta befasonte” nëse Trumpi, kandidati i mundshëm republikan për zgjedhjet e 5 nëntorit, “vazhdonte ta linte Putinin të bënte punën e tij”, nëse ai rikthehet në Shtëpinë e Bardhë.
“Nuk kam asnjë dyshim në mendjen time se Trumpi do të luajë lojën e Putinit”, tha ai.
“Ai qëndroi pranë Putinit në Helsinki [në vitin 2018] dhe tha se i besonte inteligjencës ruse para asaj të Shteteve të Bashkuara”, shtoi Panetta.
“Një president Trump do të ishte i papërgjegjshëm në marrëdhëniet me dikë që është tiran, një diktator, dikë që është zotuar të minojë demokracinë amerikane dhe demokracinë botërore”, pohoi ish-drejtori i CIA-s
Ndryshe, Putin së fundmi deklaroi se Rusia do të preferonte të shihte Joe Bidenin të fitonte një mandat të dytë pasi ai është “më me përvojë” dhe “më i parashikueshëm”. /Telegrafi/