Telegrafi

Trump: Do të deportojmë 2-3 milionë imigrantë

Presidenti i porsazgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, në një intervistë për “60 minuta” që do të transmetohet e plotë sot në mbrëmje, ka thënë se ai do të angazhohet që të deportojë 2-3 milion imigrantë pa dokumente, sapo të nis punën, shkruan Independent, transmeton zeri.info.

“Çfarë ne do të bëjmë është kjo: njerëzit që janë kriminelë dhe kanë dosje kriminale, anëtarët e bandave, dilerët e drogave, ku shumë prej këtyre njerëzve, mbase dy milionë, e mund të jenë edhe tre, do të depërtohen nga shteti ose do të burgosen”, ka thënë Trump.

Presidenti i ri nuk ka përfunduar me kaq.

“Ne do t’i largojmë ata jashtë vendit. Ata janë këtu ilegalisht”, ka përfunduar Trump.