Site icon Telegrafi

Trumpit i prezantohen ‘live’ disa Tesla – presidenti amerikan tregon se do të paguaj “në mënyrën e vjetër”

Presidenti amerikan, Donald Trump u tha gazetarëve në Shtëpinë e Bardhë se do të blejë një automjet elektrik Tesla me çmim të plotë, me një çek, për të treguar mbështetjen ndaj CEO-n së Teslas, Elon Musk.

Në një skenë të jashtëzakonshme në lëndinën jugore të Shtëpisë së Bardhë, Trump u përball me një sërë automjetesh Tesla për të zgjedhur një prej tyre, pasi kishte shkruar në Truth Social se do të “blinte një Tesla të re nesër në mëngjes si shenjë besimi dhe mbështetjeje për Elon Muskun, një amerikan vërtet i madh”.

Mbështetja e hapur dhe vizuale e presidentit për Muskun dhe Tesla vjen ndërsa aksionet e kompanisë së automjeteve elektrike ranë me 15 për qind, duke fshirë të gjitha përfitimet e tyre pas Ditës së Zgjedhjeve.

I pyetur se si planifikonte ta paguante blerjen e së martës, Trump tha se do të paguante me një çek.

“E bëj në mënyrën e vjetër – jap çeqe, më pëlqejnë çeqet. E dini, më pëlqen më shumë një çek sesa ky sistemi modern, ku papritur ka para në llogarinë tuaj, askush nuk e kupton. Më pëlqen të firmos një çek”, tha ai. Trump gjithashtu tha se do të refuzonte një zbritje nëse do t’i ofrohej. /Telegrafi/

Exit mobile version