Përfaqësuesit demokratë të cilët do të bojkotojnë inaugurimin e presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, do ta humbin mundësinë që të jenë prezentë në ceremoninë e veçantë.
Kjo për faktin se, përcjell Telegrafi, në ditën e inaugurimit më 20 janar, presidenti i ardhshëm i SHBA-ve, Donald Trump do të betohet para dy biblave.
Njëra Bibël, siç shkruajnë mediat e huaja, do të jetë ajo që është përdorur nga ish-presidenti amerikan, Abraham Lincoln, ndërsa e dyta do të jetë ajo që nëna e tij i kishte dhuruar në vitin 1955 kur e mbaroi shkollën fillore në New York. /Telegrafi/