Telegrafi

Trump takon liderët botërorë në Davos të Zvicrës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pritet të qëndroj sot dhe nesër në ‘Forumin Ekonomik Botëror’ që po mbahet në Davos të Zvicrës.

Shtëpia e Bardhë tha se Trump planifikon ta shfrytëzojë udhëtimin për të promovuar biznesin amerikan dhe për të vënë në dukje angazhimin e tij në rritjen ekonomike të SHBA-së dhe atë globale.

Trump dp të ketë sot disa takime me liderë botërorë, përfshirë kryeministren e Britanisë, Theresa May dhe Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu.

Presidenti Trump do t’i drejtohet me një fjalim Forumit të premten.

Mirëpo, mbi 1,000 njerëz të mërkurën kanë protestuar kundër ardhjes së Presidentit Trump, duke thirrur slogane ‘Trump nuk je i mirëseardhur’.

Al Gore, ish-nënpresident i SHBA-ve ka sugjeruar që Donald Trump nuk mund të prishë betejën kundër ndryshimeve klimatike, veçanërisht nëse ai nuk rizgjedhet në vitin 2020.

“Disa guvernatorë të shteteve tona më të mëdha, qindra qytete dhe mijëra biznese të SHBA tani po sigurojnë që SHBA nuk do të takohen vetëm, por do të tejkalojnë, angazhimet e bëra në Marrëveshjen e Parisit”, tha Gore. /Telegrafi/