Disa orë pasi u përball me një gjykatës në Uashington, Donald Trump u shfaq në resortin e tij të golfit në New Jersey.
Ish-presidenti amerikan u kërkoi para mbështetësve të tij – dhe pretendoi se mund të përballet me “561 vjet burg për një krim që nuk e kam kryer”.
Ndërkohë, republikani në korridorin e resortit ka takuar një çift që duket se sapo ishin kurorëzuar, transmeton Telegrafi.
Në rrjetet sociale tashmë janë publikuar momentet kur 77-vjeçari takohet me çiftin ndërsa ai i puthë dorën nuses së re.
“Nusja është shumë e bukur”, dëgjohet duke thënë Trump teksa përshëndeste disa mbështetës të tij.
Just hours after being arrested in Washington D.C., Donald Trump decides to crash a wedding at his golf club in Bedminster, N.J.
This is Trump’s way of giving a massive ‘F*** you’ to the Washington Uniparty, Biden DOJ and the media that are all trying to imprison him because he… pic.twitter.com/yOgHt6oLBS
— Collin Rugg (@CollinRugg) August 4, 2023
Ndryshe, ky ishte rast i tretë në katër muaj që 77-vjeçari po përballet me drejtësinë amerikane.
Prokurori i posaçëm, Jack Smith, në muajin qershor e akuzoi në lidhje me dërgimin në shtëpi të dokumenteve të klasifikuar.
Në muajin mars, një Juri e Madhe në Manhattan e akuzoi ish-presidentin për mashtrim në biznes.
Trump, i cili është kandidat për president në vitin 2024, ka deklaruar se ndihet i pafajshëm në të dyja rastet. /Telegrafi/