Site icon Telegrafi

Trump takohet me adoleshentin që u lirua nga akuzat për vrasjen e dy personave: Një djalë i mirë, deshi të më vizitojë

Ish-presidenti amerikan Donald Trump, ka pranuar se është takuar me Kyle Rittenhouse, të riun që u lirua nga akuzat për vrasjen e dy meshkujve, shkruan CNN.

Takimi ka ndodhur në vilën e Trumpit – Mar-a-Lago në Florida, por ish-presidenti nuk zbuloi se kur ka ndodhur saktësisht ky takim.

“Telefonoi. Dëshironte të dinte se mund të vie, pasi është adhurues”, tha Trump gjatë një interviste dhënë për Fox News.

Gjatë intervistës është publikuar edhe fotografi ku Trump pozon përkrah të riut, transmeton Telegrafi.

“Erdhi me nënën. Një djalë i mirë i ri. Ishte një proces i gabuar gjyqësor. Nuk është dashur të ballafaqohet me gjykim për këtë”, tha Trump.

E takimi me Trumpin ndodhi pasi 18-vjeçari dha një intervistë për Fox News, ku tha se nuk është racist dhe se mbështet lëvizjet e “Black Lives Matter”.

https://www.youtube.com/watch?v=R0xpUb6AIaI

Kujtojmë që Rittenhouse disa ditë më parë është liruar nga akuzat për vrasjen e dy meshkujve gjatë protestave të vitit të kaluar në Kenosha.

E ky rast ka ndarë opinionin, kurse Kyle tërë kohën pretendonte se kishte vepruar në vetëmbrojtje. /Telegrafi/

 

Exit mobile version