Donald Trump tashmë ka filluar ta pranojë realitetin e ri të krijuar pas zgjedhjeve presidenciale amerikane.
Republikani tërthorazi gjatë ditës së sotme ka pranuar se i ka humbur zgjedhjet, por që pritet të kandidojë në presidencialet e ardhshme.
NBC raporton se presidenti aktual i SHBA-së dhe bashkëpunëtorët e tij diskutuan mundësinë e shpalljes së kandidaturës për zgjedhjet 2024 të bëhet më 20 janar, ditën kur Joe Biden do ta bëj betimin si president, ku ai nuk do të marrë pjesë.
Ish-sipërmarrësi thotë se është pak supersticioz. Në vitin 2017, ai paraqiti kandidaturën për zgjedhjet e vitit 2020 më 20 janar, ditën kur i bëri një vjet si president.
Besnik ndaj prirjes së tij për provokim, ai gjithashtu mund të shfrytëzojë rastin dhe të përdorë recetën e e preferuar dhe të organizojë një ngjarje tjetër në të njëjtën kohë.
Shpallja e kandidaturës së tij për 2024 me siguri do ta lejonte atë të ishte në qendër të ngjarjeve për një kohë. /Telegrafi/