Site icon Telegrafi

Trump: Do ta shkatërrojmë Korenë e Veriut

Presidenti amerikan, Donald Trump kritikoi ashpër Korenë e Veriut, duke e cilësuar si një regjim vicioz dhe duke e kërcënuar se do ta shkatërronte plotësisht këtë vend në rast sulmi nga Pheniani.

”Shtetet që nuk respektojnë ligjet ndërkombëtare janë një kërcënim për kombet e tjera dhe për popujt e tyreme armët më shkatërruese në botë”, theksoi presidenti amerikan gjatë fjalimit të parë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, dominuar këtë vit nga kërcënimi bërthamor koreano-verior dhe marrëveshja për mospërhapjen e armëve bërthamore me Iranin.

“Drejtuesi koreano-verior, Kim Jong-Un, cilësuar sërish si njeriu raketë për shkak të ambicieve bërthamore, është përfshirë në një mision vetëvrasës, për vetë atë dhe për regjimin e tij”, shtoi ai.

Diplomacia amerikane garantoi se Uashingtoni nuk parashikon rrëzimin e regjimit koreano-verior, por Donald Trump kërcënon një veprim ushtarak të Phenianit, që ka shtuar provat balistike dhe bërthamore.

“SHBA-ja është shumë e fortë dhe e durueshme, por ajo është e detyruar të vetëmbrohet dhe të mbrojë aleatët e saj, ne nuk do të kemi zgjidhje të tjera përveç shkatërrimit të plotë të Koresë së Veriut”, paralajmëroi presidenti amerikan.

“SHBA-ja është e gatshme, e përgatitur dhe në gjendje t’i përgjigjet ushtarakisht Phenianit, por shpresojmë se kjo nuk do të jetë e nevojshme”, shtoi ai.

Donald Trump paralajmëroi shtetet që jo vetëm do të kenë shkëmbime tregtare me një regjim të tillë por do të furnizojnë gjithashtu me armë dhe mbështetje financiare një vend që rrezikon të zhysë botën në një konflikt bërthamor.

Ai theksoi se ishte përgjegjësi e plotë e OKB-së për të menaxhuar kriza të tilla duke përshëndetur miratimin e fundit unanim të sanksioneve gjithnjë e më të ashpra kundër Koresë së Veriut dhe duke falënderuar Rusinë dhe Kinën pavarësisht mbështetjes së tyre për Phenianin.

“Por, ne duhet të bëjmë më shumë për izolimin e regjimit të Kim deri sa ky i fundit t’i japë fund sjelljes armiqësore dhe të kuptojë se e ardhmja e vetme është ajo e denuklearizimit të Gadishullit Korean”, nënvizoi ai.

Exit mobile version