Zgjedhja e Donald Trump President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës i ka gëzuar shumë serbët.
Përpos krahëve radikal politik, siç është partia e Vojsllav Sheshel-it, që edhe publikisht ka dalur në përkrahje të Trump, edhe shumë qytetarë serbë besojnë se do të shkojë në favor të tyre ndërrimi i Obamës me Trump-in.
Në një sondazh online të televizionit serb B92, në pyetjen se “Si do të ndikojë fitorja e Donald Trump në raport me Serbinë”, 45.48 për qind të votuesve mendojnë se do të jetë më mirë për Serbinë që administrata më e fuqishme në botë udhëhiqet nga Trump-i, njofton Klan Kosova.
Ndërsa janë vetëm rreth gjashtë për qind të votuesve që mendojnë se do të jetë me keq për Serbinë. Përqindja tjetër është e shpërndarë në dy opsionet të tjera; se do të jetë njëjtë, dhe se nuk e dinë se çfarë do të ndodhë.