Në një intervistë, i nominuari republikan për president të SHBA, thotë se ai nuk e do dhe se nuk është i interesuar për mbështetjen e kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve, Paul Ryan, duke e sulmuar atë vazhdimisht.
“Nuk e dua mbështetjen e tij” tha Trump për Fox News.”Nuk më intereson mbështetja e tij. Çfarë unë dua është që unë të fitoj për popullin.”
Komentet e Trumpit vinë pas disa postimeve në Twitter, të martën, ku pas braktisjes nga Ryan, ai akuzoi lidershipin e partisë Republikane për dëmtimin e fushatës së tij.
Donald Trump: “Prangat më janë hequr. Është shumë mirë që prangat më janë hequr, dhe se tani mund të luftoj për Amerikën ashtu si dua unë,” ka shkruar Trump në Twitter.